Ndalohet një person në Gjilan, e detyroi tjetrin t’ia jap 50 mijë euro
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është ndaluar i pandehurin D.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrimi”.
Ndër tjerash, thuhet se i dyshuari edhe e ka kërcënuar viktimën.
Me vendim të prokurorit i pandehuri, D.S. gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij, do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit./Periskopi/



