Ndërprehet debati mes Sunak dhe Truss, gazetares i bie të fikët (VIDEO)

Ndërprehet debati mes Sunak dhe Truss, gazetares i bie të fikët (VIDEO)

Gazetares britanike Kate McCann i ka rënë të fikët sot derisa ishte duke e drejtuar debatin mes garuseve për të parin e konservatorëve, Rishi Sunak dhe Liz Truss.

Debati i organizuar mes Sun dhe TalkTV u ndërpre papritur në gjysmë derisa Truss ishte duke folur, gazetares i ra të fikët.

Nga TalkTV kanë deklaruar se McCann është mirë tani dhe se i kanë thënë që të pushojë.

“U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, shtoi kanali.

Sunak dhe Truss kanë deklaruar se janë të lehtësuar pasi McCann është me gjendje të mirë shëndetësore, ata thanë se do të ishin të lumtur nëse do ta organizonin edhe njëherë këtë debat.

Për të drejtuar sonte debatin bashkë me McCann do të duhej të ishte edhe Harry Cole, por ai tani është i prekur me COVID-19, shkruan BBC.

Shpërndaje në: