Ndeshja e sotme ndaj Alavesit ‘vendimtare’ për fatin e Alonsos në Real Madrid

Ndeshja e sotme ndaj Alavesit ‘vendimtare’ për fatin e Alonsos në Real Madrid

Fati i trajnerit të ekipit Real Madrid, Xabi Alonsos, është në ‘fije të perit’.

I njëjti rrezikon shkarkimin në rast se skuadra madrilene nuk arrin fitore në ndeshjen e sotme ndaj Alavesit.

Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit dhe paraqitjeve jo bindëse në La Liga, drejtuesit e klubit kanë humbur durimin.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, fitorja është kusht i domosdoshëm për vazhdimin e Alonsos në krye të skuadrës.

Real Madridi ndodhet aktualisht nën presion të madh, pasi ka humbur terren në garën për titull dhe kritikat ndaj trajnerit janë shtuar ndjeshëm, si nga tifozët ashtu edhe nga media spanjolle./Periskopi/

Shpërndaje në: