Ndihma të reja për Ukrainën: Britania dërgon 1 miliardë funta, Japonia 100 milionë dollarë

Ndihma të reja për Ukrainën: Britania dërgon 1 miliardë funta, Japonia 100 milionë dollarë

Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë 1 miliardë funta shtesë si mbështetje ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar kryeministri britanik, Boris Johnson, të enjten nga Samiti i NATO-s në Madrid, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Brutaliteti i Putin po vazhdon të marrë jetë të popullit ukrainas dhe po rrezikon paqen dhe sigurinë në Evropë”, tha Johnson.

“Armët britanike, pajisjet dhe trajnimet janë duke e transformuar mbrojtjen e Ukrainës kundër kësaj masakre. Dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë prapa popullit ukrainas për të sigurar që Putin dështon në Ukrainë”, shtoi ai.

Kurse, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Johnsonin në Twitter për dërgimin e ndihmave.

Në anën tjetër, kryeministri japonez, Fumio Kishida, gjithashtu ka njoftuar se vendi i tij do të dërgojë 100 milionë dollarë shtesë si ndihma humanitare drejt Ukrainës, shkruan Japan Today./Periskopi/

Shpërndaje në: