Ndizen qirinj në bankën ku ulej nxënësja që u vra në Gllogjan, shpërthejn në lot nxënësit

Ndizen qirinj në bankën ku ulej nxënësja që u vra në Gllogjan, shpërthejn në lot nxënësit

Në shkollën e Mjekësisë në Gjakovë “Hysni Zajmi”, nxënësit kanë ndezur qirinj në nderim të nxënëses Genta Mustafaj, e cila u vra në një sulm me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan.

Përpos Gentës, viktima ishin edhe dy nxënës të tjerë.

Mësimdhënësja e shkollës “Hysni Zajmi”, Rezarta Aliraj- Sadiku, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se për 17 vite të karrierës së saj i kanë vdekur nxënës në të kaluarën, dikush për shkaqe natyrore, dikush në aksidente automobilistike, dikush vetëvrasje dhe rasti i fundit me vrasje.

“Fatkeqësisht, ballafaqimi me vdekjen e një nxënësi është një çështje me të cilën shumica prej nesh do të përballen në një moment në karrierën tonë të mësimdhënies. Jam në vitin e 17-të të karrierës sime. Ish-nxënës më kanë vdekur në të kaluarën, dikush për shkaqe natyrore, dikush në aksidente automobilistike, dikush vetëvrasje… dhe rasti i fundit me vrasje.”, ka shkruar ajo.

Deri më tani, në lidhje me rastin nuk ka asnjë të arrestuar, teksa hetimet po bëhen në tri pista të ndryshme, sipas Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: