Ndodh edhe kjo, dy persona në PDK refuzojnë të bëhen deputetë

Ndodh edhe kjo, dy persona në PDK refuzojnë të bëhen deputetë

Bajram Zejnullahu dhe Bajram Rexhepi edhe pse kanë konkurruar para dy viteve për deputet tani nuk po pranojnë qe të jenë pjesë e legjislativit.

Zejnullahu, i cili në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë 8,086 vota ka thënë për ‘Indeksonline’, se ka hequr dorë nga mundësia e të qenit deputet.

“Nuk e kam pranuar pozitën. Unë para një viti jam emëruar anëtar i bordit në Agjensinë Kosovare të Privatizimit dhe jam deklaruar para opinionit se jam apolitik. Tash me u kthy deputet po dal jo serioz edhe para votuesve edhe para opinionit publik. Dua të vazhdoj në AKP”, ka thënë Zejnullahu.

Tutje, Zejnullahu ka pasur kritika për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët sipas tij, nuk janë duke e kryer punën për të cilën e kanë marrë mandatin e deputetit.

“Ata po merren me akuza ndaj njëri tjetrit me qëllim qe me i zgjedhe problemet personale, por jo edhe të qytetarëve për të cilën janë zotuar gjatë fushatës, por dhe kur e kanë dhënë betimin në Kuvend”, ka shtuar Zejnullahu.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i PDK-së ka pësuar disa ndryshime. Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Azem Syla, Fadil Demaku, Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Ramiz Kelmendi edhe pse u zgjodhën deputet të kësaj partie, asnjëri nga ta nuk janë pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së. Deri të ky vendim disa nga ta kanë ardhur si rezultat i përballjes me drejtësisë e disa të tjerë më nuk janë pjesë e PDK-së.

Shpërndaje në: