Ndodh edhe kjo: Klubi kosovar shkarkon trajnerin e tretë brenda një sezoni
Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Xhengis Rexhepi, njëherish trajneri i tretë i shkarkuar brenda këtij stinori nga klubi podujevas.
Këtë njoftim ata e bënë në rrjetin social Facebook, duke e arsyetuar se shkarkimi ka ardhur si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura.
Rexhepi në gjashtë ndeshjet sa ka drejtuar Llapin kishte marrë katër fitore, një barazim dhe një humbje, shkruan Periskopi.

Nga sot e tutje Llapin do drejtohet nga vet Tahir Batatina, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit.
Kujtojmë se Llapi më parë këtë stinor shkarkoi Bylbyl Sokolin dhe Bekim Shotanin. /Periskopi/



