Ndryshimi drastik – Si ishte Rihanna para 10 viteve, e si është sot (Foto)

Ndryshimi drastik – Si ishte Rihanna para 10 viteve, e si është sot (Foto)

Rihanna u shfaq në skenë me këngët e saja “Pon de replay” dhe “Unfaithful”, duke u fituar zemrat shumë njerëzve që sot janë fansat e saj të flaktë anekend botës.
Jo vetëm me zë, por ajo me secilën paraqitje skenike, me sjelljet e saja i bënte për vete të pranishmit dhe ata që e ndiqnin.

Me “Pon de Replay” që e lansoi në vitin 2005, ajo zuri vend në “Billboard Hot 100”.

 

Pasi fitoi famën falë talentit të saj, ajo `goditi` në pasarelat e modës. Një nga to ku mori pjesë ishte në “Milan Fashion Week”, në vitin 2008.

Është pikërisht një foto nga ky eveniment ku Rihanna mori pjesë. Këngëtarja dukej tejet joshëse e veshur në një fustan të zi që i shkonte shumë.

Me vitet që kaluan, ajo krijoi parfumin e saj, pastaj edhe markën e atleteve “Fenty” në bashkëpunim me “PUMA-n”.

Rihanna krijoi hitin “Umbrella” në bashkëpunim me reperin Jay Z, ndërsa ajo njihet edhe me hitet e saja “Love on the brain”, “Stay”, “Diamonds”, “Rude boy”, “Russian Roulette”, “Man down”, e të tjera.

Shpërndaje në: