Ndryshon moti, nga java e ardhshme temperaturat arrijnë deri në 32 gradë Celsius

Ndryshon moti, nga java e ardhshme temperaturat arrijnë deri në 32 gradë Celsius

Nga java e ardhshme moti në Kosovë do të karakterizohet me masa të ngrohta të ajrit, por të paqëndrueshme, me ç’rast pritet të ketë vranësira të çrregullta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se temperaturat minimale në Kosovë do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 24-32 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës që po na pret”, thuhet në njoftim.

Instituti bën të ditur se reshjet e breshrit që u shënuan ditëve të fundit, shkaktuan dëme në shumë kultura bujqësore.

Shpërndaje në: