Në ditën kur Besnik Bislimi foli për kërkesën e Serbisë rreth ‘arkivave të UÇK-së’ rikujtohet deklarata e Konjufcës: O ti djalë, mbroma UÇK-në

Në ditën kur Besnik Bislimi foli për kërkesën e Serbisë rreth ‘arkivave të UÇK-së’ rikujtohet deklarata e Konjufcës: O ti djalë, mbroma UÇK-në

Besnik Bislimi, zv/kryeministër i Kosovës është personi më i komentuar orët e fundit për shkak të një deklarate skandaloze të tij lidhur me të ashtuquajturat  “arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Ai sot para mediave tha se Serbia ka kërkuar që të hapen arkivat e “UÇK-së”, me kusht që ajo t’i hap ato të sajat.

E kjo ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjete sociale.

Në vrullin e këtyre reagimeve, edhe Glauk Konjufcës i është publikuar një video, ku gjatë kohës së qeverisë Hoti,  ai kishte dy porosi.

Madje, me një vetëbesim i drejtohej duke i thënë “Menaxhoma COVIDIN, mbroma UÇK-në”.

E këto dy mesazhe të atëhershme të Konjufcës duket se bien direkt ndesh me realitetin e tanishëm ku pikërisht partia e Konjufcës është në pushtet.

Gjatë qeverisjes së VV-së është shënuar rekod i viktimave e rasteve të reja nga COVID-19 duke bërë që vendit t’i rikthehen masat e ashpra restriktive.

Përveç kësaj, në lidhje me UÇK-në, para ca ditësh u arrestuan brutalisht anëtarët e PSD-së që dolën të protestojnë në një vizitë të kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

 

Shpërndaje në: