Në emër të Millan Radoiçiqit do të flasë avokati i tij sot në orën 14:00

Në emër të Millan Radoiçiqit do të flasë avokati i tij sot në orën 14:00

Përfaqësuesi i Millan Radoiçiqit, avokati Goran Petronijeviq, do t’i drejtohet publikut me rastin e ngjarjes së 24 shtatorit 2023, është paralajmëruar nga Qendra Mediatike në Beograd.

Konferenca për gazetarë do të fillojë në orën 14:00 dhe do të mbahet në Qendrën Mediatike në Beograd dhe do të jetë e disponueshme drejtpërdrejt përmes ueb sajtit të Media Qendrës në kanalit YouTube dhe të faqes në Facebook, transmeton Paparaci.

Të përkujtojmë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video që dëshmon se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, të dielën ka qenë në manastirin e Banjskës me një grup personash me uniformë dhe se Beogradi qëndron pas gjithë aksionit.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se Millan Radoiçiq ndodhet në territorin e Serbisë dhe se do t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente

Shpërndaje në: