Në futbollin evropian, arbitra shqiptarë do të gjykojnë ndeshje në Europa dhe Conference League
Këtë të enjte do të zhvillohen ndeshjet e radhës në Europa the Conference League. UEFA ka vendosur që dy prej sfidave të këtyre kompeticioneve të gjykohen nga arbitra shqiptarë.
Kështu në Europa League, në sfidën mes Lyon the Go Ahead Eagles arbiter kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, që do të ndihmohet nga asistentët e tij Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Në sallën VAR, është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.
Ndërsa në Conference League, do të jetë Enea Jorgji protagonist që do të gjykojë ndeshjen mes Breiðablik dhe Shamrock Rovers. Ai do të ndihmohet nga asistentët e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi. Përsa i përket VAR, arbitër është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj./Periskopi/



