Në humor e të përqafuar – dalin fotografitë e Edi Ramës me Ivanka Trump

Në humor e të përqafuar – dalin fotografitë e Edi Ramës me Ivanka Trump

Nën masa të rrepta sigurie, kryeministri Edi Rama ka takuar në Vlorë vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump.

Pas takimit, ata kanë darkuar sëbashku, ndërsa siç raporton gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, Ivanka Trump dhe Rama po udhëtojnë drejt Orikumit me makinë të përbashkët.

Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur këtë të mërkurë në qytetin bregdetar.

Mësohet se vizita e çiftit Trump-Kushner lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Ata do të zhvillojnë një takim me studio arkitekturore për të diskutuar rreth mënyrës së realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec./Periskopi/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐚𝐩𝐨𝐬𝐭 (@post.tirana)

 

Rama darkon me vajzën dhe dhëndrrin e Trump në Vlorë

Shpërndaje në: