Në Indi u festua ‘fitorja’ e Trumpit

Në Indi u festua ‘fitorja’ e Trumpit

Me daulle e me zmadhues të zhurmshëm të zërit, Hindu Sena, apo Armata Hindu, të mbledhur në Jantar Mantar – hapësirë e ngjashme në New Delhi me atë në Londër ku lejohen tubimet e fjalës së lirë – për të proklamuar para një numër ekipesh televizive se Trump “tashmë ka fituar” zgjedhjet e 8 nëntorit, raporton Reuters.

“Fitorja e Trumpit është konfirmuar më herët, për shkak të mendimeve të tij kundër terrorizmit islamik dhe dashurisë për Indinë dhe hindut”, ka thënë Vishnu Gupta, presidenti i vetëshpallur i Hindu Sena-s, transmeton Koha.net.

Trump e kishte thënë frazën që s’harrohet “I dua hindut” në një ngjarje kulturore në New Jersey muajin e kaluar të organizuar nga përkrahësit e kandidaturës së tij nga diaspora e Indisë.

Ky mendim nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e diasporës hindu që janë sekularë apo i përkasin besimeve tjera, pasi që ky grup anon më shumë kah kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Ndërkaq, në kremtimet e Armatës Hindu, u panë posterë me mbishkrimet, “India e do Trumpin” dhe “Trumpi shpresa jonë e vetme”.

India zyrtarisht nuk e ka përkrahur asnjërin prej kandidatëve, ndonëse është parë një raport i ngrohtë mes presidentit në shkuarje, Barack Obama dhe kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.

Shpërndaje në: