Në këtë pikë kufitare pritjet deri 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit për gjendjen në kufi, të bërë pas orës 14:40, ku ka treguar se pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë janë 40 minuta.
Për të hyrë nëpërmjet Bërnjakut, Jarinjes dhe Muçibabës pritjet janë deri 30 minuta.
Nga ora 11:50 deri në orën 15:50, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi, rruga ishte bllokuar nga banorët lokalë. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës të martën u kishte bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative./Periskopi/




