Në Kosovë rritet numri i personave të prekur me kancer

Në Kosovë rritet numri i personave të prekur me kancer

Blerina K., 47-vjeçare, do të udhëtojë drejt Kroacisë, përkatësisht në Zagreb, për të marrë trajtimin mjekësor për sëmundjen e kancerit. Arsyeja pse ajo po udhëton atje, është se në Kosovë nuk mund të marrë brahiterapinë (aparatura e brahiterapisë shërben për kryerjen e rrezatimeve të tumoreve gjinekologjike).

Përkundër asaj se brahiterapia nuk aplikohet në Institutin Onkologjik, Blerina nuk ka pasur mundësi të marrë as konfirmim nga ana e mjekëve, në mënyrë që të përfitojë nga fondi për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, me arsyetimin se vitin e ardhshëm kjo lloj terapie do të nisë së zbatuari në Kosovë.

“Unë nuk kam kohë të pres deri vitin e ardhshëm, meqë e kam diagnozën e tillë. Brahiterapia nuk aplikohet në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja që kam vendosur të shkojë në klinikën e Zagrebit. Këtu kanë thënë që deri vitin e ardhshëm nuk aplikohet terapia që unë duhet ta marr. Njëkohësisht nuk e kanë lëshuar as dokumentin që unë kam nevojë të trajtohem jashtë”, thotë Blerina.

“Kjo besoj lidhet me mjetet që Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i lëshonte për shkak se trajtimi nuk bëhet këtu, por jashtë shtetit. Dhe si familje, kemi vendosur të shkojmë me mjete vetanake, e që ende nuk e di as sa kushton”, tha ajo, shkruan rel.

Shkencëtarët përgatisin mostra të proteinave për analiza në një laborator për kërkime për kancerin.

Numri i të prekurve me kancer këtë vit në Kosovë është rritur.

Ilir Kurtishi, drejtor i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se ky vit pritet të përmbyllet me 1600 raste të reja me kancer. Ai tutje shton se brahiterpia do të fillojë të aplikohet te pacientët gjatë vitit të ardhshëm.

 

Shpërndaje në: