Në mars merret vendimi për çmimin e ri të energjisë, Dakaj: Nuk mund të importohen mbi 800 milionë euro energji për 4 vite pa qenë gjithë hallka e përfshirë në korrupsion

Në mars merret vendimi për çmimin e ri të energjisë, Dakaj: Nuk mund të importohen mbi 800 milionë euro energji për 4 vite pa qenë gjithë hallka e përfshirë në korrupsion

Në fillimin e vitit 2026, qytetarët e Kosovës do të përballen me shumë gjasë me rritje tjetër të çmimit të rrymës. Anipse në vitin që po lëmë pas, pati protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, kjo protestë ka hasur në vesh të shurdhër të institucioneve gjegjëse, raporton Periskopi.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka konfirmuar se në muajin mars të vitit 2026 do të merret vendimi për çmimet e reja të energjisë elektrike, të cilat pritet të hyjnë në fuqi në muajin prill të po atij viti.

Gazetari i ekonomisë, Shkelzen Dakaj, në një prononcim për Periskopin ka treguar se çmimet e energjisë elektrike do të rriten edhe në vitin 2026.

“Ashtu siç e kam paralajmëruar publikisht disa muaj para se të miratohej rritja prej rreth 16% e çmimit të energjisë elektrike që ndodhi këtë vit, sot përsëri, me bindje të plotë po e themë se edhe gjatë vitit 2026 do të ketë përsëri rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha ai.

Dakaj ka vlerësuar se çdo hajni që bëhet në sektorin e energjisë gjatë një viti i faturohet qytetarëve në vitin pasues.

“Kjo është pasoj e pazareve milionëshe me energji elektrike dhe dështimeve në prodhim vendor nga  termocentralet e KEK-ut. Duhet me e kuptu secili qytetar se alarmi që e ngrisim në vazhdimësi për rënien e blloqeve te KEK-ut, rritjen e sasisë e importuar të energjisë elektrike e çmimet e fryra ne blerje e në transport të energjisë elektrike, e çdo hajni që bëhet gjatë vitit, faturohet, ose shpërndahet në faturat e gjithë konsumatorëve në vitin pasues”, tha ai.

Dakaj i cili përcjellë sektorin e energjisë e ka konsideruar se mafia e tregtisë së energjisë është e fuqishme dhe ka ndikim në secilin instancë duke përfshirë nivelin e lartë të pushteti.

“Kështu funksionon ky sektor. Kështu bëhen pazaret e mëdha multi milionëshe nga mafia energjetike. Këtu qarkullojnë miliona qoftë edhe për 24 orë kur bien ndonjëri nga blloqet e Kosovës A apo Kosovës B. Prandaj mafia e tregtisë me energjisë elektrike është e fuqishme dhe ka ndikim ne secilën instance, në këtë rast nga niveli i lart i pushtetit e deri te gjithë akteret që janë të përfshirë në këtë sektor”.

“Nuk mund te importohen mbi 800 milionë euro energji elektrike për 4 vite pa qenë gjithë hallka e përfshirë në korrupsion”, tha ai./Periskopi

Shpërndaje në: