Në prezencën e Policisë së Kosovës, ndeshja Llapi – Prishtina u zhvillua me tifozë

Në prezencën e Policisë së Kosovës, ndeshja Llapi – Prishtina u zhvillua me tifozë

Derbi i xhiros së 14-të të Superligës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Kjo ndeshje me protokollin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të duhej të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.

Megjithatë, kjo për skuadrën vendëse dhe zyrtarët e ndeshjes nuk po vlen, pasi kanë lejuar tifozë të futen në stadium.

Prapa portës së portierit të Llapit, Hoffman, shihet një numër i tifozëve të cilët janë futur pa ndonjë problem, ndonëse disa metra larg tyre janë edhe zyrtarët policorë.

Delegat në këtë ndeshje është Senad Hamziq, por duket se Hamziqit nuk po i pengojnë këta tifozë, ani pse punon sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në protokollin e FFK-së për këtë periudhë të pandemisë, lejohen vetëm nga 10 zyrtarë të klubeve dhe gazetarët që përcjellin ndeshjen.

Këtë nuk po e respektojnë asnjë klub i Superligës, jo vetëm Llapi sot.

FFK ende nuk ka lejuar rikthimin e tifozëve që nga fillimi i pandemisë.

Derbi në mes Llapit dhe Prishtinës, i takoi kryeqytetasve që e fituan atë me rezultat  2:0.

 

Shpërndaje në: