Në pritje të aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti u shmanget pyetjeve rreth bllokadës institucionale
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka “gjetur kohë” më 15.08.2025 për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zhvillimet politike në vend.
Tek Medreseja në Prishtinë sa ishte për përurimin e masave të efiçencës së energjisë te banesat sociale, ai u largua duke thënë se “duhet të shkojmë në Hajvali shpejtë, tash”.
Kurti, megjithatë nuk pranoi pyetje as në Hajvali. Sapo e përfundoi fjalimin pas përurimit të masave të efiçiencës së energjisë atje, ai deklaroi se i duhet të niset për Viti.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka “gjetur kohë” më 15.08.2025 për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zhvillimet politike në vend.
Tek Medreseja në Prishtinë sa ishte për përurimin e masave të efiçencës së energjisë te banesat sociale, ai u largua duke thënë se “duhet të shkojmë në Hajvali shpejtë, tash”.
Kurti, megjithatë nuk pranoi pyetje as në Hajvali. Sapo e përfundoi fjalimin pas përurimit të masave të efiçiencës së energjisë atje, ai deklaroi se i duhet të niset për Viti, raporton Kallxo.com, transmeton Periskopi.
Më 15.08.2025 u bë një javë që kur Gjykata Kushtetuese ka vazhduar masën e përkohshme për çështjen e konstituimit të Kuvendit.
Kurti nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve rreth kësaj çështjeje as më 11.08.2025 pas fjalimit të tij në Konferencën e Ambasadorëve, “Kam një takim tjetër…” – u kishte thënë ai gazetarëve.
Më 12.08.2025, ai kishte deklaruar se duhet të pritet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses. “Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pas më 26 qershor dhe me 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim” – ishte përgjigjja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kur është pyetur nga gazetarët nëse do ta respektoj aktgjykimit e fundit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës./Periskopi/



