Në pritje të ekstradimit, kërkohet masa e paraburgimit ndaj një personi

Në pritje të ekstradimit, kërkohet masa e paraburgimit ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet M.O., në kuadër të procedurave ligjore për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Mohamed Omar.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është bërë në përputhje me Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe ka të bëjë me sigurimin e prezencës së të dyshuarit para autoriteteve të drejtësisë, para se të pranohet zyrtarisht kërkesa për ekstradim.

Kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila pritet të vendosë lidhur me masën ndaj personit.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për natyrën e rastit apo veprat penale për të cilat kërkohet ekstradimi, ndërsa procedurat ligjore janë duke vijuar./Periskopi/

Shpërndaje në: