Nemanja Matic i thotë ‘PO’ Juventusit (Foto)
Mesfushori serb i Chelsea, Nemanja Matic, do të largohet përfundimisht nga Chelsea.
Matic pëfundoi një sezon fantastik me skuadrën londineze me të cilen u shpallë kampion i Anglisë.
Serbi është duke u kërkuar nga Manchster United, Juventus dhe Inter.

Një gjë është e sigurt se Matic do të largohet nga kampionët anglez
Sipas “Corriere dello Sport” , Matic e dëshiron kalimin te kampioni italian, Juventus, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Sipas gazetës italiane serbi 28 vjeçar i ka thënë ‘PO’ trajnerit italian të Juves, Masimiliano Allegri por puna ka ngecur të Chelsea pasi kërkon 40 milionë euro.
Zonja e Vjetër nuk është e gatshme të paguajë këtë shifër dhe ka kërkuar nga klubi anglez që ta ulë nëse dëshirojnë që kjo marrëveshje të arrihet.

Juventus e ka bërë synim kryesor
Matic nuk është përshirë në skuadrën e Chelsea nga Conte, e cila ka udhëtuar për në kontinentin e Azisë për përgatitjet para sezonale.
‘Blutë e Londrës’ para dy ditëve e kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez nga A.S Monaco, Tiemoue Bakayoko, i cili u transferua për shumën e 40 milionë eurove.

“Corriere dello Sport” raporton se Matic i ka thënë ‘PO’ Juvnetus-it
Matic kërkonte të ribashkohej me ish trajnerin e tij, Jose Mourinho, te Manchester United por gjërat u komplikuan pas transferimit të Romelu Lukaku nga ‘djajtë e kuq’. Lukaku ishte pothuajse në ‘duart’ e kampionit anglez por ai në fund nënshkroi për United. /Periskopi/




