Nëna e Rita Orës uron Ditën e Gruas, promovon veshjet tradicionale shqiptare (FOTO)

Nëna e Rita Orës uron Ditën e Gruas, promovon veshjet tradicionale shqiptare (FOTO)

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme kosovare, Rita Ora, ka uruar në mënyrë të veçantë të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.

Në një publikim të saj në Instagram, Vera Ora, ka ndarë një fotografi në të cilën figuronte një imazh i saj i vjetër i vendosur në mur, e që në të shihej djali i tyre i veshur në veshje tradicionale kombëtare.

Ndërsa ka promovuar traditën shqiptare me anë të veshjes në të cilën ajo e ka lidhur me ndjenjën e të qenit grua e cila tentonte të mbijetonte për familjen pasi shihej e shoqëruar me të tre fëmijët e saj, Vera, ajo ka uruar të gjitha gratë përmes llogarisë zyrtare të saj.

”Gëzuar Ditën e Grave për të gjitha zonjat ?

Gjëra të mahnitshme metalike prej telit (ari dhe argjendi) janë bërë nga gratë me probleme sociale dhe ekonomike ato janë të punuara me dorë duke përdorur një metodë tradicionale!

#kosovo #tradition #Womansday #respect #support”

Shpërndaje në: