Nënkryetari i Novobërdës rrëfen detaje shqetësuese: Shkëmbi madh pamundëson nxjerren e trupave

Nënkryetari i Novobërdës rrëfen detaje shqetësuese: Shkëmbi madh pamundëson nxjerren e trupave

Dy persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë marrë lëndime të lehta, si pasojë e shembjes se dheut sot në Minierën e Artanës.

Dy personat që kanë humbur jetën vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierë ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrfikësit.

Nënkryetari i Novobërdës Bajrush Ymeri  për Frontal, tha se janë në përpjekje për ti ncjerr trupat, por që siç tha ai se në bazë të informacioneve të fundit, trupat ende nuk kanë mundur të i nxjerrin si shkak që është një shkëmb i madh dhe se nuk po mund të largohet, përcjell Periskopi

“Është një shkëmb i madh nuk po mund të largohet, sepse nuk ka teknik që mund ta tërheqin atë shkëmb, tani menaxherët e Trepçës po bëjnë të pamundurën të largojnë atë shkëmb për të tërhequr trupat”, tha ai/Periskopi

 

Shpërndaje në: