Nënkryetarja e partisë së Albin Kurtit shkon në Merdarë: Ankohet në Facebook kundër Serbisë

Nënkryetarja e partisë së Albin Kurtit shkon në Merdarë: Ankohet në Facebook kundër Serbisë

Nënkryetarja e Partisë së Albin Kurtit, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se marrëveshja për operacionalizimin e pikës kufitare në Merdare nuk është duke u zbatuar dhe se shteti serb është rrasur edhe më thellë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo këtë protestë ndaj Serbisë e ka bërë në profilin e saj privat në Facebook.

“Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër”, ka shkruar ajo, teksa thotë se nuk ka zbatim të marrëveshjeve.

“Nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve”, thotë ajo.

Shpërndaje në: