Nënshkrimet ende nuk janë mbledhur, beteja për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi vazhdon

Nënshkrimet ende nuk janë mbledhur, beteja për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi vazhdon

Në mesnatën e 19 shtatorit, afati kohor për dorëzimin e propozimit të mandatarin të ri për formimin e qeverisë së 44’të të Malit të Zi te Presidenti Millo Gjukanoviç – skadoi.

Lideri i Nova-s dhe funksionari i Fronit Demokratik, Andrija Mandiç, informoi këtë pasdite Presidentin Millo Gjukanoviç se shumica e vjetër/re parlamentare propozoi Midorag Lekiçin për mandatar të formimit të qeverisë së re.

Kjo u bë në mënyrë joformale, përmes një letre ku thuhet se fituesit e zgjedhjeve të 20 gushtit 2020 kanë arritur pajtueshmëri për formimin e qeverisë dhe presidentit iu drejtuan me “presim efikasitet nga ana juaj”.

Përveç kësaj letre, siç mëson portali malazez i lajmeve “AntenaM.net”, nënshkrimet e partive propozuese për Lekiçin mandatar nuk kanë arritur te presidenti as sot.

Arsyeja, siç thotë AntenaM, që nënshkrimet nuk kanë shkuar në Presidencë kanë të bëjnë me faktin se vetëm 32 nënshkrime “janë grumbulluar”, dhe se pesë nënshkrimet e SNP-së, tri të URA-s dhe një e Civis, “mungojnë”.

Se çfarë fati e pret këtë ngatërresë politike, mbase mund të bëhet e ditur nesër, thotë media malazeze.

“Çfarë u bë e qartë sonte, është se, në pritje lëvizjes së Gjukanoviçit, Demokratët bënë me gisht ka URA, përkatësisht kryeministrit në mandatit teknik Dritan Abazoviça, për të cilin thanë se ‘po bën blof në mënyrë klasike’”, shkruan mediumi malazez.

Shpërndaje në: