Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2022” me vlerë 62 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2022” me vlerë 62 milionë euro

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen e re financiar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.

Bislimi bëri të ditur se më nënshkrimin e kësaj marrëveshje Kosova do të fitojë 62.2 milionë euro nga BE-ja, të cilat do të zbatojë një serë projektesh.

“Brenda një periudhë shumë të shkurtër kjo është marrëveshja e tretë më radhë që po e nënshkruajmë në kuadër të programeve vjetore IPA 3, kanë kaluar vetëm gjashtë muaj që nga shtatori i vitit të  kaluar kur ka hyrë në fuqi marrëveshja për kornizë për IPA 3, që i mundëson krijimin e kornizës së përgjithshme ligjore për zbatimin e fondeve të IPA 3 në Kosovë dhe në tashmë kemi arritur marrëveshje për 3 vitet e para”, ka thënë Bislimi.

Bislimi bëri të ditur se deri më tani janë hyrë në fuqi 2 marrëveshje për IPA 3, njëra për programin IPA 2021 dhe e dyta për programin IPA 2023, ku kjo e fundit është e orientuar në sektorin e energjisë.

Zëvendëskryeministri ndër tjerash tha se projektet do të bashke financohen nga buxheti i Kosovës në vlerë prej 4.7 milionë euro, si dhe do te sjellin partner tjerë bilateral.

Shpërndaje në: