Nëntë bibliotekat më drithëruese të dynjasë

Nëntë bibliotekat më drithëruese të dynjasë

Një lëvizje ndërkombëtare ka bërë që të ngriten ndërtesa shumë të bukura. Këto janë disa prej shembujve më të mirë.

Biblioteka Qendrore OODI

 

Emri i kësaj biblioteke rrjedh nga ‘liber’, që është fjala latine për librin. Libraritë bashkëkohore që do të shfaqim në vazhdim janë të gjitha pjesë e lëvizjes së re anë e mbanë botës, ku bëjnë aktivitete të ndryshme, nga Yoga, e deri te printimi 3D, përkthen Periskopi.

Oodi ndodhet në Helsinki, dhe vetëm një e treta e hapësirës është e dedikuar për librat.

Biblioteka Publike e Chicago-s

Kjo është libraria e parë publike në West Loop, dhe dega e 81 në qytet. Është vendosur në ndërtesat e dy studiove televizive.

Biblioteka e Tingbergut

Lagja e Tingbjergut në Kopenhagë, ka një gjuhë arkitekturore të pasur moderniste, por kohët e fundit është margjinalizuar dhe vuan nga rritja e shkallës së krimeve. Biblioteka në fjalë shërben edhe si qendër për mbledhjen e komunitetit dhe si zgjatim i Shkollës së Tingbjergut. Ajo ka dhoma takimi, kafene dhe workshope. Në sallë organizohen edhe koncerte dhe shfaqje teatrale për fëmijë, filma e të tjera. Në pikën më të ngushtë, gjerësia arrin në vetëm 1,5 metra.

Biblioteka Qendrore e Turangas në Christchurch

Christchurchi u bë i njohur për sulmin terrorist të një supremacisti të bardhë që la të vdekur 50 myslimanë në dy xhami. Por, ky qytet është i njohur edhe për një prej librarive më të bukura në botë.

Libraria Qendrore në Calgary

Prapa fasadës me gjeometri heksagonale, aktivitetet brenda librarisë së re të Calgaryt në Kanadë janë organizuar që nga argëtimi e deri te  gjërat serioze.

Siç mund ta shihni, poshtë keni një tren.

Biblioteka VAC

Duket si një dru i madh mbi të cilin mund të ngjitesh, por kjo librari bujqësore hibride në Hanoi është dizajnuar nga Arkitektët Bujqësor. Qëllimi është të mësohen fëmijët për ekosistemet e vetëqëndrueshme, duke iu dhënë qasje te librat.

Biblioteka Sur

Me kolumnet e tij të ekspozuara konkrete – reminishencë të librave nëpër rafte – kjo librari në Lima të Perusë është dizajnuar nga Gonzalez Moix Arquitectura.

Biblioteka Dandaji

Në Dandaji, që ndodhet në Nigerin Perëndimor, një xhami me qerpiç që po gërmadhëzohej është riparuar dhe është bërë bibliotekë për qendrën e atij komuniteti. Arkitektët, Atelier Masomi dhe Studio Chahar e kanë rinovuar ndërtesën ekzistuese me qerpiç, por në vend se të përdorin drunj tradicionalë brenda, që ishin të rrallë, ata kanë marrë metalë. Aty ka edhe një laboratorë kompjuteri. Po ashtu, arkitektët e kanë ndërtuar edhe një xhami afër.

Biblioteka e Tianjinit

Në këtë ndërtesë futuristike, pesë katërshe në Tianjin të Kinës, raftet e librave mbështjellin muret rrethuese nga dyshemeja e në çati.

Ndërkohë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është cilësuar më parë si një ndër ndërtesat më të shëmtuara në Evropë. /Periskopi

Shpërndaje në: