Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike në Komunën e Rahovecit.

Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar 17 kryesues, tha prokuroria.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 9 (nëntë) kryesues janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë u zotua në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve./Periskopi/

Shpërndaje në: