Nëntë ndeshje të zjarrta gjatë mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve – vëmendja në Madrid
Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.
Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.
Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.
Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.
Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen./Periskopi/




