Nëntë persona vdesin nga përplasja e dy helikopterëve në ShBA

Nëntë persona vdesin nga përplasja e dy helikopterëve në ShBA

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u rrëzuan mbrëmjen e së mërkurës në shtetin e Kentucky, raportojnë mediat amerikane.

Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, tha se përplasja ishte “lajm i vështirë” dhe paralajmëroi për viktima.

Dy helikopterë HH-60 Blackhawk me Divizionin 101 Ajror (Air Assault) u rrëzuan në Trigg County, Kentucky, rreth orës 22:00 të mërkurën, sipas një deklarate nga Fort Campbell.

Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin “gjatë një misioni stërvitje rutinë kur ndodhi incidenti, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Qarku Trigg ndodhet në veri të kufirit shtetëror Kentucky-Tennessee.

Shpërndaje në: