Nëse dikush e kupton këtë mesazh të Ragmi Mustafës për Vuçiqin, na lajmëroni edhe neve

Nëse dikush e kupton këtë mesazh të Ragmi Mustafës për Vuçiqin, na lajmëroni edhe neve

Gjatë kohës sa kishte qenë kryetar i Preshevës, Ragmi Mustafa i kishte dhënë një mirënjohje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, pas një vizitë të këtij të fundit në Luginë të Preshevës. Ai u përballë me kritika të shumta pas këtij veprimi. Vite më vonë, ai përpiqet ta arsyetojë veprimin e tij, por në përpjekje për ta pasuar topin te amerikanët, e humb krejt – raporton Periskopi.

Mustafa, në përpjekje për të arsyetuar mirënjohjen që ia kishte ndarë Vuçiqit për të cilën ishte kritikuar, e komplikon edhe më shumë çështjen.

Ai mundohet ta hedh fajin te amerikanët për këtë mirënjohje, por mesazhi i tij është krejtësisht i paqartë. Askush nuk po arrin ta kuptojë atë.

Lexojeni të plotë deklaratën e Mustafës:

Në kohën e migrimit shumë të madh të popullit të përvuajtur të Sirisë dhe kalimi i tyre në vitin 2015, jo më pak se 15 mijë në ditë. Kryeministri atëhershëm i Serbisë ishte nisur për t’i vizituar ata, por rrugën ia kanë shtrembëruar ata të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, autoritet që janë dhe kanë qenë për atë kohë aty dhe i gjithë koordinimi ka qenë nëpërmjet amerikanëve. Të njëjtat efekte të ngjashme ka pasur edhe në Republikën e Kosovës, prej kryeministri të atëhershëm të Republikës së Kosovës, kaq ka shku që edhe në Gorazhdec iu ka përul viktimave për të cilat e ka ditur shumë mirë se ato kush i ka bë. Megjithatë akte të tilla politike në politikën globale janë porositura gjithmonë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Edhe një fletëfalënderim që ka qenë fund e krye provokues, asnjë fjalë mirënjohëse nuk është thënë për këtë motivacion, për këtë motivacion, për këtë motivacion. Asnjë motivacion nuk është përmendur, por ka qenë përfundimisht një porosi e amerikanëve me ç’rast efektet e mirësjelljes tonë këtu dhe në Republikën e Kosovës prej autoriteteve qendrore e ka pru në këtë situata sot që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dhe mbështetin korrigjimin e kufijve.

Për më shumë ndiqeni deklaratën e plotë:

Shpërndaje në: