Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Ai dyshohet për veprën penale “Grabitje”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale” Grabitje” tё ndodhur me datё 29.03.2024 nё Pejё. Nga kamerat e sigurisё ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.”

LAJMI I FUNDIT- MPJ dhe MPB thirrje qytetarëve: Ju lutem mos udhëtoni nëpër Serbi

 

Shpërndaje në: