Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës po e kërkon Betim (Sylë) Ahmataj për shkak të vepres penale vrasje e rëndë e mebtur në tentativ, raporton Periskopi.

Policia ka lutur secilin qytetar që di vendndodhjen e tij ta lajmëroi policinë

Kërkesa e plotë

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
BETIM (Sylё) AHMATAJ i lindur me 23.02.2000 nё Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: ⦁[email protected]

Image Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun Image
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë
Rruga “Mbretëresha Teutë” Pejë
Tel: 038 5080 5050, 038 5080 5098
E-mail: [email protected]

Shpërndaje në: