Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë, është i dyshuar për ‘Dhunim të tentativë’

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë, është i dyshuar për ‘Dhunim të tentativë’

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin rrjedhimisht arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale ‘Dhunim të tentativë’.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është:  BLEND (Asllan) ZEKAJ i lindur me 07.01.1998 në Carrabreg-Deçan. I denuari është i kërkuar për veprën penale: – ‘Dhunim nё tentativё’”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion të lajmërojë policinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]  “, thuhet tutje.

Shpërndaje në: