Nesër Chelsea nis përgatitjet, Costa në Brazil

Nesër Chelsea nis përgatitjet, Costa në Brazil

Skuadra e Chelseat nesër pritet të filloj seancën stërvitore për t’u bërë gati për ndeshjet parasezonale, shkruan IndeksOnline.

Por, menjëherë Blutë e Londrës kanë hasur në një problem. Sipas mediave spanjolle sulmuesi Diego Costa gjendet në Brazil, dhe nuk e ka ndërmend të rikthehet në Londër.

Madje sipas burimeve të “AS”, Costa tashmë ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, dhe duhet pres deri në muajin janar për t’u bërë futbollist i tyre.

Ky lajm nuk do t’i shkoj përshtati menagjerit italian, Antonio Conte i cili humbi një prej objektivave, Romelu Lukakun.

Shpërndaje në: