Zgjedhjet e 28 dhjetorit- sot përfundon afati për deklarimin e koalicioneve
Sot pëfundon afati për partitë politike të regjistruara për të njoftuar KQZ-në se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025 do të marrin pjesë përmes koalicionit.
Kjo periudhë ka filluar më 24 nëntor.
Sot përfundon edhe afati për aplikim për certifikimin e subjekteve.
Deri dje në ora 13:00 KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:
– “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe
– Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ.
Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje.



