Nesër Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin e rezervave shtetërore, ajo falënderon Kurtin
Nesër (e merkure), do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit, rreth skandalit me rezervën shtetërore, shkruan Periskopi.
Seanca është caktuar të nis në ora 09:30.
Derisa njëjta do të paraqitet para trupit gjykues, Hajdari ka falënderuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti për “vlerësimin, besimin dhe mbështetjen në vazhdimësi”.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor ndaj Ministres Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me skandalin e rezervës shtetërore. Tre të parët akuzohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi për veprën “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”../Periskopi/



