Netanyahu: Trump kërkon qasje të plotë ndaj Gazës
Kryeministri Benjamin Netanyahu sqaroi se është kundër një marrëveshjeje të pjesshme për pengjet në Gaza, pasi u takua me kabinetin e tij të sigurisë të dielën në mbrëmje për të diskutuar hapat e ardhshëm në operacionin për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërsa familjet e pengjeve protestuan jashtë selisë së IDF-së në Tel Aviv.
Në takim, Netanyahu i tha kabinetit të sigurisë se administrata amerikane gjithashtu kundërshton një marrëveshje të pjesshme.
“Harrojini marrëveshjet e pjesshme. Hyni me forcë të plotë. Përfundojeni,” citoi Netanyahu Presidentin e SHBA-së Donald Trump , duke shtuar se dritarja e legjitimitetit të Izraelit nga bashkësia ndërkombëtare është e kufizuar dhe se pauza për një marrëveshje të pjesshme do të dëmtonte përpjekjet për të shkatërruar Hamasin.
“Përshtypja jonë është se kundërshtimi i Netanyahut është i sinqertë. Ai nuk do të bjerë dakord për një marrëveshje të pjesshme”, thanë ministrat./Periskopi/



