New Yorker: Mark Zuckerberg e ndryshon emrin, tash quhet Nënë Tereza

New Yorker: Mark Zuckerberg e ndryshon emrin, tash quhet Nënë Tereza

Pas ndryshimit të emrit të Facebook-ut në Meta, kanë pasuar reagimet e ndryshme dhe një prej tyre ishte bërë edhe nga magazina e famshme The New Yorker.

Në një shkrim nga Andy Borowitz, artikulli është titulluar në formë sarkastike si “Mark Zuckerberg ndryshon emrin në Nënë Tereza”.

“Mark Zuckerberg ka ndryshuar ligjërisht emrin ee tij në Nënë Tereza, ka konfirmuar sot Nënë Tereza.

Në një deklaratë zyrtare, Nënë Tereza ka thënë se e ka ndryshuar emrin e tij që të reflektohet më mirë misioni i tij i bamirësisë dhe këndshmërisë.

Emri “Mark Zuckerberg” nuk e përshkruante me saktësi funksionin tim: që të isha forcë për të mirë, që të shpërndaja dashuri dhe mirësi përmes metaversit,” shtoi ai.

Nënë Tereza ka pranuar se do të ishte e vështirë për disa prej punëtorëve të Metas që të mësohsehin me emrin e ri, por ai tha se do t’u jepte kohë deri në fund të muajit tetor që ta bënin një gjë të tillë.

“Nganjëherë duhet të jeni mizor që të bëheni i mirë,” tha z. Nënë Tereza. /Periskopi

Shpërndaje në: