Newcastle bëhet gati për goditjen e parë të madhe – ylli i  Barcelonës në shënjestër

Newcastle bëhet gati për goditjen e parë të madhe – ylli i  Barcelonës në shënjestër

Skuadra e Newcastle United është bërë me pronarë të rinj dhe tashmë është klubi më i pasur në botë.

Pronarët nga Arabia Saudite pritet ta bëjnë skuadrën angleze një prej më konkurrenteve për titujt, qysh nga sezoni tjetër.

Qysh tani kanë filluar të përmenden emra të mëdhenj që mund t’i bashkohen skuadrës së Newcastle dhe i pari yll i madh është ai i Barcleonës.

‘Sport’ shkruan se Philippe Coutinho është emri që preferohet më shumë, për shkak edhe të situatës së tij te Barcelona, përcjell Periskopi.

Coutinho nuk ka kaluar aventurën më të mirë të mundshme në ‘Camp Nou’ dhe gjithnjë vazhdon të jetë në lidhje me një largim të mundshëm nga aty.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Newcastle do të nis ofertë zyrtare drejt zyrave të Barcelonës. /Periskopi/

Shpërndaje në: