Newcastle feston edhe me barazim, rikthehet pas 20 vitesh në Champions

Newcastle feston edhe me barazim, rikthehet pas 20 vitesh në Champions

Përfundon pa gola Newcastle-Leicester City, ndeshje e javës së 37-të në Premier League.

Vendasit dominuan takimin, por nuk ia dolën të shënonin golin e tri pikëve.

Shtyllë dhe shumë raste të humbura nga djemtë e Eddie Howe, ndërkohë që pika mban gjallë shpresat e “Dhelprave” për të mbijetuar.

Barazimi i mjaftoi Newcastle të sigurojë matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe pas plot 20 vitesh do të luajnë në turneun e më të mirëve.

Shpërndaje në: