Neymar kërkon të kthehet te Santosi në Brazil, sheiku Nasser i thotë të mos sillet si “yll televizori”

Neymar kërkon të kthehet te Santosi në Brazil, sheiku Nasser i thotë të mos sillet si “yll televizori”

Neymar Junior dëshiron të bëj një rikthim sensacional te Barcelona, veç 2 vjet pasi e kishte lënë atë klub për të kaluar te Paris Saint-Germain.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, braziliani ia ka bërë të qartë një gjë të tillë edhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifit.

Raportohet që Neymar ka thënë: “Nuk dua të luajë më shumë në PSG. Dua të kthehem në shtëpi, e prej së cilës nuk është dashur që të largohem kurrë.”

Fjalët e tij duken tepër poetike për të qenë të vërteta, dhe sidomos nëse i drejtohen një presidenti të klubit, i cili duhet pranuar se imponon një qasje më pak intime në komunikim.

27 vjeçari ka qenë tepër i lidhur me Barçën javën e kaluar, por të gjitha spekulimet kanë qenë të rreme. Në shtëpi, në këtë rast mund të nënkuptojë më shumë Santosin në Brazil, ku ai është rritur dhe ka kaluar periudhat më të arta të karrierës.

Nasser Al-Khelaifi së fundi ka qenë mjaft i ashpër kundër lojtarëve të tij duke iu kërkuar të punonin më shumë dhe të mos silleshin si yje televizive./Periskopi

Shpërndaje në: