Neymar mund të tërhiqet nga futbolli nëse nuk ftohet për Botërorin

Neymar mund të tërhiqet nga futbolli nëse nuk ftohet për Botërorin

Superylli brazilian Neymar mund të mbyllë karrierën këtë vit nëse nuk ftohet për Kupën e Botës. Burime pranë lojtarit tregojnë se motivimi i tij i vetëm aktual në futboll është të luajë dhe të fitojë Botërorin.

Gjithçka që Neymar po bën – rikuperimi, puna fizike dhe sakrificat – është për një qëllim të vetëm: të sigurojë vendin në kombëtaren e Brazilit për turneun më të madh botëror. Për momentin, ai nuk mendon për asgjë tjetër./Periskopi/

Shpërndaje në: