Neymar: Ndryshimi për Messi ishte i vështirë, tani ai është mirë

Neymar: Ndryshimi për Messi ishte i vështirë, tani ai është mirë

Braziliani ka folur për formën e bashkëlojtarit të tij në PSG

Neymar ka ndarë mendimet e tij për fillimin e sezonit të ri, jo vetëm për shkak të Botërorit që do të mbahet në nëntor dhe dhjetor në Katar.

Nuk mund të kishte një fillim më të mirë së kaq për të: 10 ndeshje në të gjitha garat, 11 gola dhe 7 asiste për Neymar.

Por, braziliani ka folur për atë se si e sheh ai shokun e tij të skuadrës Leo Messi në Paris, në të cilin ekip ai kaloi në verën e vitit të kaluar.

“E njoh Leon për një kohë të gjatë tashmë dhe një ndryshim i tillë për të është i vështirë”, tha ai për DAZN.

“Ai ka qenë në Barcelonë që shumë vite dhe tani çdo gjë ka ndryshuar si për të edhe për familjen. E vërteta është se për të kjo ishte e vështirë, por tani mendoj se ai është mirë, ndihet si në shtëpi”.

“Ajo çfarë unë dua është që ai ta shijojë këtë, ne të dy kënaqemi së bashku, për shkak se ne e dimë që kemi shumë gjëra që na presin përpara, edhe gjëra të vështira, por jam i sigurt që ne do ia dalim”.

Neymar po ashtu ka folur edhe për një numër lojtarësh gjatë kësaj interviste, si Antonio Rudiger dhe Pedri ndër të tjera.

“Më pëlqen, ai është një mbrojtës që ju frikëson, ai është shumë i fuqishëm, shumë i madh”, ka thënë ai për gjermanin.

“Më pëlqen edhe Pedri. Ma kujton Iniestan”, tha ai për spanjollin.

Për gjërat që bën jashtë fushës, Neymar thotë se preferon gjithmonë që të largohet nga futbolli kur ka kohë të lirë.

“Unë nuk jam nga ata që shkoj për ta parë një ndeshje futbolli. Jam ose duke luajtur ose duke bërë gjëra të tjera. E vërteta është se jo pse nuk dëshiroj, shokët e mijë gjithmonë janë duke parë ndeshje futbolli por un ju them: jo, le të bëjmë një gjë tjetër. Të shkojmë ta shohim një film”, tha ai.

Shpërndaje në: