Nga 40 mijë në 300 mijë: NATO rrit numrin e forcave në gatishmëri të lartë

Nga 40 mijë në 300 mijë: NATO rrit numrin e forcave në gatishmëri të lartë

NATO do ta rris ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë në mbi 300 mijë nga 40 mijë sa është tani, si pjesë e konsolidimit më të madh të aleancës mbrojtëse që nga Lufta e Ftohtë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Vendimi do të zyrtarizohet në Samitin e Madridit këtë javë ku do të marrin pjesë 30 shtete anëtare të aleancës.

“Ne do ta transformojmë forcën reaguese të NATO-s dhe do ta rrisim numrin e forcave në gatishmëri të lartë në mbi 300.000”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu konfirmoi se aleanca do të zgjerojë zhvendosjen e trupave në vendet e NATO-s që shtrihen afër Rusisë.

Forca Reaguese e NATO-s për momentin ka 40 mijë ushtarë, marinarë dhe personel ajror.

Emri gjithashtu pritet të ndërrohet në Forca Aleate e Reagimit, sipas Sky News. /Periskopi/

Shpërndaje në: