Nga emra të futbollit botëror e figurat e tjera publike, dy formacionet startuese të Ndeshjes së Yjeve
Emra të futbollit botëror si Edon Zhegrova e Milot Rashica. Politikanë e të famshëm të estradës si Afrim Muçiçi e Majk.
Mos e humbni këtë “përshesh” figurash publike që po jep spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e sontme futbollistike që po luhet në kryeqytet.
Ndeshja e Yjeve që po e shënon Ditën e Çlirimit të Prishtinës ka nisur pak pas orës 20:00 dhe po jepet LIVE në kanalin Sport 1 të Art Motion./Periskopi/





