Nga IKShPK pas deklaratës së Kurtit: E pahijshme

Nga IKShPK pas deklaratës së Kurtit: E pahijshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka kërkuar falje e nuk ka marrë përgjegjësi për vdekjet e shumta në muajin e fundit nga pandemia duke thënë se “kanë vepruar në bazë të rekomandimeve të IKShPK-së”.

Kurti – ashtu siç nuk merr përsipër fajin për asgjë – sërish ishte hezitues të kërkonte falje para familjeve të viktimave nga Covid-19 dhe të pranonte dështimin në menaxhim.

Ai deklaroi se kishte vepruar në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës [IKShPK], përcjell Periskopi.

Para disa muajve, ndërkohë, Kurti kishte marrë meritat për numrin më të ulët të rasteve duke thënë se “kanë bërë diçka” por duke mos thënë që kishin ndjekur rekomandimet e IKShPK-së.

Drejtori i Institutit, Naser Ramadani, ende nuk ka komentuar deklarimet e kryeministrit Kurti.

Sidoqoftë, në kushte anonime një zyrtar i IKShPK-së i ka quajtur deklaratat të pahijshme.

“Një deklaratë e pahijshme nga kryeministri në këto rrethana,” ka thënë zyrtari.

Shpërndaje në: