“Nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt” – Policia me detaje shtesë për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

“Nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt” – Policia me detaje shtesë për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me dy të vdekur në Suharekë, duke bërë të ditur se ngasësja e automjetit nga pakujdesia ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është goditur me motoçikletën.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy gratë që ishin në veturë kanë pësuar lëdnime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëra është liruar, ndërkaq tjetra ndalur për trajtim të mëtutjeshëm.

“E dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”.

“Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Shpërndaje në: