Nga PDK alarmojnë: Qendrat e votimit përballen me mungesë të energjisë

Nga PDK alarmojnë: Qendrat e votimit përballen me mungesë të energjisë

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se disa qendra votimi po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike, çka rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Elshani ka theksuar se është e urgjente ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse, përfshirë KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministrinë e Ekonomisë, për të siguruar furnizim me energji.

Ai ka bërë të ditur se çdo vendvotim është i pajisur me kamera, dhe se votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen pa energji elektrike, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme për të shmangur ndërprerje të procesit zgjedhor, raporton Periskopi.

Postimi i plotë: 

Qendrat e votimit po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike.
Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë.
Çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr.

Shpërndaje në: