Nga Prokuroria dhe Emergjenca konfirmojnë tre të vrarë e një të plagosur në Deçan

Nga Prokuroria dhe Emergjenca konfirmojnë tre të vrarë e një të plagosur në Deçan

Tre persona janë vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në drejtim të autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit, kanë konfirmuar nga Emergjenca dhe Prokuroria e Pejës.

Besnik Ibraj, shef i Emergjencës në Pejë, ka konfirmuar vrasjen e tre personave, ndërkaq është konfirmuar edhe për një të plagosur. Mësohet se gjendja e personit të plagosur është stabile.

Shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq dy të rinjtë në spital.

Shpërndaje në: